Kuvendi i Kosovës ka miratuar vendimin e Qeverisë për zgjatjen e masave emergjente për furnizim me energji, raporton Gazeta Sinjali.
Me 65 vota ky vendim është miratuar, teksa LDK e PDK nuk kanë votuar.
Pas votimit të këtij vendimi, Kuvendi i Kosovës ka mbyllur punimet e kësaj seance, ku u diskutua për energjinë, për të hapur menjëherë punimet për seancën tjetër, ku do të diskutohet për caktimin e çmimit tavan për produktet esenciale.