Kuvendi mban seancë – diskutohet për punën e Qeverisë Kurti

- in Lajme

Kuvendi i Kosovës mban sot seancën e radhës.

Seanca do të fillojë nga ora 10:00 dhe do të diskutohet për punën e njëvjeçare të Qeverisë Kurti.

“Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)”, thuhet në njoftim.

Pikat e rendit të ditës:

– Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Mbrojtjen e Konkurrencës;

– Shqyrtimi i ndryshim-plotësimit të ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale;

– Procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore;

– Shqyrtimi i ndryshim-plotësimit të Ligjit mbi ndarjet buxhetorepër vitin 2022;

– Emërimi i Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës;

– Debat parlamentar për punën e Qeverisë së Kosovës në vitin e parë të mandatit të saj./Nacionale