Kuvendi i Shqipërisë, sot seanca e radhës

- in Rajoni dhe Bota

Sot deputetët e Kuvendit të Shqipërisë mblidhen në seancë parlamentare ku do diskutohen dhe votohen një sërë projektligjesh.

Sot deputetët e Kuvendit të Shqipërisë mblidhen në seancë parlamentare ku do diskutohen dhe votohen një sërë projektligjesh.

Në rend dite janë projektligji për koncesionin e aeroportit të Tiranës, ndryshimet për karrierën në rangun e Forcave të Armatosura, ndryshimet për ligjin mbi Kryqin e Kuq shqiptar, huaja e re me BERZH dhe ndryshimet në ligjin për ruajtën e sigurisë fizike.

Nuk do të mungojë as sot koha e vënë në dispozicion për diskutim të lirë apo edhe interpelanca me ministren për Ekonominë që në krye të radhës e kërkuar nga deputeti Artur Roshi./KosovaPress