“Kuvendi i fali krimet e Serbisë në Kosovë” | Kurti i ndihmon Serbisë duke propaganduar se krimet e luftës janë të falshme, vetë arriti marrëveshje “për të kapërcyer trashëgiminë e së kaluarës”

- in Lajme

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ëshë aspak i vetëdijshëm për rëndësinë e deklaratave të tij dhe ndikimin që ato mund të kenë në formësimin e qëndrimeve të shteteve tjera.

Së fundmi, kreu i Qeverisë së Kosovës i ka hyrë një betejë absurde dhe që nuk i shërben në asnjë rast të vërtetës për krimet e Serbisë në luftën e fundit në Kosovë, shkruan Demokracia.com.

Duke shpërndarë një gënjeshtër të madhe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është duke e njollosur institucionin më të lartë përfaqësues të Republikës së Kosovës, Kuvendin, si një institucion që “ka falur krimet e Serbisë në Kosovë”.
“Më 11 korrik janë bërë 11 vjet prej kur prej procedurave të shpejtuara deputetët nga të gjitha partitë të cilët janë në opozitë sot, me 2/3 e votave miratuan Projektligjin për Amnisti që i fali krimet e Serbisë në Kosovë. Qeveritarët e asaj kohe e përshkruan ligjin si një akt të rëndësishëm politik, por qytetarët dhe organizatat protestuan kundër duke qëndruar ditë e natë para Kuvendit të Kosovës”, ka gënjyer më 14 korrik 2024 kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke folur në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje.

LAJME
“Kuvendi i fali krimet e Serbisë në Kosovë” | Kurti i ndihmon Serbisë duke propaganduar se krimet e luftës janë të falshme, vetë arriti marrëveshje “për të kapërcyer trashëgiminë e së kaluarës”
Demokracia
11:07 | 17 Korrik 2024

SHARE:

 

 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ëshë aspak i vetëdijshëm për rëndësinë e deklaratave të tij dhe ndikimin që ato mund të kenë në formësimin e qëndrimeve të shteteve tjera.

Së fundmi, kreu i Qeverisë së Kosovës i ka hyrë një betejë absurde dhe që nuk i shërben në asnjë rast të vërtetës për krimet e Serbisë në luftën e fundit në Kosovë, shkruan Demokracia.com.

Duke shpërndarë një gënjeshtër të madhe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është duke e njollosur institucionin më të lartë përfaqësues të Republikës së Kosovës, Kuvendin, si një institucion që “ka falur krimet e Serbisë në Kosovë”.

“Më 11 korrik janë bërë 11 vjet prej kur prej procedurave të shpejtuara deputetët nga të gjitha partitë të cilët janë në opozitë sot, me 2/3 e votave miratuan Projektligjin për Amnisti që i fali krimet e Serbisë në Kosovë. Qeveritarët e asaj kohe e përshkruan ligjin si një akt të rëndësishëm politik, por qytetarët dhe organizatat protestuan kundër duke qëndruar ditë e natë para Kuvendit të Kosovës”, ka gënjyer më 14 korrik 2024 kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke folur në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje.

Lexo më shumë:

E vërteta për Ligjin për Aministinë, të cilën Kurti nga kapaciteti zyrtar si kryeministër po e shtrembëron, qëndron ndryshe: Kuvendi i Republikës së Kosovës kurrë nuk ka amnistuar apo falur krimet e Serbisë të kryera në Kosovë gjatë luftës së fundit, 1998/99.

Sikur të ishte e vërtetë se me Ligjin për Aministinë (2013) Kuvendi i Kosovës ka “falur krimet e Serbisë në Kosovë”, atëherë nuk do të ekzistonte bazë ligjore për Prokurorinë që të ndiqte të dyshuarit për krime lufte dhe asnjë proces gjyqësor nuk do të mund të zhvillohej pas këtij viti në Gjykatat e Kosovës. Por, disa sosh janë zhvilluar deri më tani dhe procese të tjera gjyqësore janë duke vazhduar.

BRUKSEL, 27 SHKURT 2027 – KURTI ARRITI MARRËVESHJE ME PRESIDENTIN E SERBISË “PËR TË KAPËRCYER TRASHËGIMINË E SË KALUARËS”

Deri më tani, vetëm në një rast Kosova dhe Serbia kanë arritur një marrëveshje, ku përmendet e kaluara ndërmjet dy vendeve. Bëhet fjalë për Marrëveshjen Bazë [Bruksel, 27 shkurt 2023] e arritur ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiqit.

Por, përmbajtja e paragrafit në preambulën e kësaj marrëveshjeje, është parë me mjaft dyshime nga njohës të së drejtës ndërkombëtare.

“Të përkushtuar për të kontribuar në bashkëpunimin dhe sigurinë e frytshme rajonale në Evropë dhe për të kapërcyer trashëgiminë e së kaluarës”, thuhet në njërën nga pesë paragrafët e Marrëveshjes Bazë.

Një marrëveshje të tillë, Kosova dhe Serbia nuk e kanë arritur kurrë më parë, por kjo është bërë e mundur vetëm pas procesit negociues të drejtuar nga kryeministri Kurti.

Marrëveshjet e mëhershme nga dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë janë të karakterit teknik dhe në asnjë rast nuk kanë të bëjnë me përkushtimin “për të kapërcyer trashëgiminë e së kaluarës”. /Demokracia.com/