Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka reaguar pasi kryeministri Albin Kurti e ka pranuar se rruga e Kosovës drejt Këshillit të Evropës është kushtëzuar.
Ajo ka bërë me dije se partia në pushtet nuk beson në shtetin e Kosovës.
Në profilin e saj në “Facebook”, Musliu-Shoshi ka shkruar se VV-ja është në pushtet për të realizuar qëllimin e saj kundër shtetit të Kosovës.
“Të falat që Albini ia adreson Parisit e Berlinit nuk më befasojnë sepse LVV nuk ka besu as nuk beson në Kosovën shtet fuqiplotë e të përhershëm! Këtu janë me realizu qëllimin e tyre, pra zhbërjen e Kosovës. Kaq, nuk pres më shumë!”, ka shkruar ajo./Demokracia