Kryemininstri i Kosovës, Albin Kurti, me ministrat e tij nuk ishin aspak të ndjeshëm ndaj varfërimit të përditshëm të qytetarëve të Kosovës, të cilët si kurrë më parë gati të gjitha të ardhurat mujore i shpenzojnë duke paguar faturat e shtrenjta të shpenzimeve mujore.
Më 23 dhjetor 2021, Kurti dhe ministrat e tij njëzëri miratuan Projektligjin e ri për “Regjistrimin popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave”, me të cilin u ndryshuan shumë nga dispozitat ligjore të ligjit me të njëjtin emër të vitit 2010, shkruan Demokracia.com.
Me Ligjin e miratuar nga Qeveria Kurti, i cili u mbështet edhe nga shumica parlamentare që përbëhet nga Vetëvendosje, sanksionet ndaj qytetarëve janë shumëfishuar, derisa ato të Ligjit të miratuar nga Qeveria Thaçi ishin krejtësisht formale.
QEVERIA KURTI RRIT SANKSIONET NGA 500 EURO NË 2,000 EURO
Me ligjin e proceduar në Kuvend nga Qeveria e Kosovës në dhjetorin e vitit 2021 dhe pastaj miratimin nga deputeët si dhe hyrjes në fuqi më 1 gusht 2022, qytetarët (personi fizik) e Kosovës që refuzojnë t’i përgjigjen regjistrimit të popullsisë do të gjobiten deri në 2,000 Euro.
Lajm aspak i mirë nuk është as për personat fizik që ushtrojnë biznes individual, të cilët janë përfshirë në ligjin e ri të vitit 2022. Sanksioni për personat fizik që ushtrojnë biznes individual të cilët nuk japin të dhënat që u kërkohen, do të gjobiten nga 200 deri në 5,000 Euro.
Për pesonat juridik, sanksioni është tepër i lartë, pasi gjobat variojnë nga 500 deri në 20,000 Euro.