Për disa mësimi fillon dhe përfundon në klasë (sallë), e për disa të tjerë fillon dhe mbaron në shtëpi, dikur vonë. Krejt kjo varet se si e merr profesionin e mësuesit, nga vullneti për të kontribuar në gjeneratat e reja, apo vetëm për një pagë. Ky profesion është fisnik dhe zhvillohet edhe jashtë objektit shkollor, sepse nevoja për dije vazhdon. Njëri nga profesorët që tërë ditën e ka në dispozicion të studentëve është Artan Haziri. Profesori Artan Haziri, e don dhe e respekton shumë profesionin e tij. Ai thotë se ju përgjigjet studentëve në çdo kohë për çdo problem që ata e kanë me lëndën e caktuar. Jo vetëm kaq, ai ju shkruan çdo herë kur ata nuk janë prezent në sallë dhe ju dërgon detyrat që janë ligjëruar. Thotë se kjo është detyrë e çdo profesori dhe ndihet krenar me punën që bën. Nëse secili e kupton këtë rendësi, fëmijët besoj do ishin më të sigurt në profesionin e tyre…
Punon në Kolegjin UBT, profesor i rregullt