Kush do të eliminohet sonte dhe a do të vijë mesazhi i Kejsit për Stresin? Përgjigjet ua jep spektakli Prime

- in ShowBiz

Spektakli i sotëm i Big Brother VIP Kosova që do të fillojë sonte nga ora 21:00,  pritet të jetë i mbushur me surpriza të mirë menduara nga “Vëllai i Madh”.
E tëra si rezultat i një javë super të tensionuar me debate të ashpra dhe thashetheme nga më të ndryshmet mes banorëve të shtëpisë së BBVK-së.
Pas afro 60 ditësh, a do të vijë mesazhi i shumë pritur i Kejsit për Stresin? Po ashtu, në spektaklin Prime të së premtes mbrëma do të jepet premiera ekskluzive e këngës “Je e vetmja dashuri” nga Ana dhe Getinjo.
Sonte, po ashtu zbulohet emri i banorit që do të eliminohet si dhe ju pret një super performancë nga rep artisti i famshëm, Mozzik.
Formatin televiziv Big Brother VIP Kosova mund ta ndiqni në platformat: ArtMotion, Kujtesa dhe NimiTV./KlanKosova