KUSARI-LILA PËR REZOLUTËN PDK-SË: KA KËRKESA “PAUSHALLE”, LOGJIKA E NJËJTË POR QEVERIA TJETËR

- in Lajme

Ushtruesja e detyrës së shefes së grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka kritikuar rezolutën e paraqitur në këtë seancë të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), madje dhe thirrjen e kësaj seance e ka quajtur si të vonuar.

Kusari-Lila tha se tani nuk është qeveria e LDK-së ku PDK mund të thërras seanca për t’ia kaluar ligjet, por tashmë në krye të shtetit është një qeveri e cila ka plan dhe ide të qartë për ekonominë.

Kusari-Lila: Rezoluta ka kërkesa “paushallë”, e njëjta logjik,

“Rezoluta ka kërkesa ‘paushalle’, e njëjta logjik, i njëjti format i veprimit përveç se po ndryshon qeveria, tash më nuk është qeveria e LDK-së ku ju mundeni me ia thirr seancat dhe me ia kalu ligjet, por është një qeveri tjetër që ka plan të qartë dhe ide të qartë të veprimit me parametrat që veçse kanë filluar me funksionuar mirëfilltë. E para shpërndarja e mjeteve prej 30 milionë eurosh për gjithë të punësuarit, e dyta 200 milionë euro për sektorin privat paga 300 euro siç e përmenda që është njëjtë në ligjin e kaluar, 40 milionë euro bizneseve që kanë qenë të mbyllura, 10 milionë euro familje që nuk kanë të punësuar , komplet totali 300 milionë euro me një rezolutë të Kuvendit me pas seriozitet në qasje do të duhej të ishin mekanizma konkret që bazohen në parametra aktual cilët janë parametra aktual. Sot në Kosovë bazuar me periudhën e njëjtë të dy viteve apo 3 viteve më herë ka nga 120 mijë punëkërkues , 103 mijë punëkërkues këto janë statistika zyrtare nga numri i të punësuarve krahasuar me vitin 2019 në fund të majit 4-5 mijë punëtorë më shumë“, tha ajo.

Kusari-Lila tutje ka treguar se qeveria është në përgatitje për rishikim të buxhetit dhe pakos së re që do përfshij tri kritere kryesore.

Kusari-Lila: Janë në përgatitje edhe të rishikimit të buxhetit dhe pakos së re

“ Janë në përgatitje edhe të rishikimit të buxhetit dhe pakos së re të që do t’i ketë tri kritere kryesore, rritje të aktiviteti ekonomi, rritje të punësimit, skemën e punësimit të të rinjve e cila është në përputhshmëri me programin e LVV Gjatë fushatës zgjedhore, ndihmën dhe asistencën e grave në biznes e cila është e paraparë me legjislacion me këtë vit me Ligjin për gratë në biznes, aftësimin për punësim dhe rritjen e shanseve për vetëpunësim[…]në fund vetëm mund ta falënderoj grupin parlamentar të PDK-së për kërkesën e vonuar të vënë herët në paragjykime për këtë debat parlamentar në veçanti kur prezantohen masat e reja në dy javët në vijim bashkë me rishikimin e e buxhetit”, tha ajo.

Fjalimit të Kusari-Lilës i reagoi deputeti i PDK-së, Bedri Hamza i cili tha se nga fjalimi saj del që pandemia e ka ndihmuar Kosovën dhe nuk e ka dëmtuar.

Hamza: Del që debati për ekonomin në Kosovës është i tepërt në këtë Kuvend

“Del që debati për ekonominë në Kosovës është i tepërt në këtë Kuvend nuk ka nevojë për debat sepse gjendja në ekonominë e Kosovës, pandemia jo që e ka rënduar por e ka përmirësuar dhe e kanë ndihmuar. Ne si PDK e dimë rrethanat dhe historikun e zhvillimeve pas lufte dhe e dimë që është e pamundur që Kosova në këtë periudhë të shkurt kohore ta zë hapin me vendet tjera. Se ku kanë mbetur 200 milionë e Trustit duhet ju si pozitë duhet me i pas këto dhëna. Unë them se shumica e këtyre parave ose kanë dal në konsum dhe një pjesë në investime dhe të dyja kanë pasur impakt në rritje ekonomie”, tha ai. /KP