Kusari-Lila i quan kauzë të rreme deklaratat e PDK-së ndaj Gërvallës për UÇK-në dhe Specialen

- in Lajme

Ushtruesja e detyrës së shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila e ka quajtur kauzë të rreme deklaratat e PDK-së, ndaj ministres Donika Gërvalla për UÇK-në dhe Gjykatën Speciale.

Ajo përmes një konference për medie tha se seanca e sotme ishte skenë e fyerjeve dhe sharjeve të deputetëve të PDK-së.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) i ka kërkuar kryeministrit Albin Kurti të shkarkojë ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

Pas incidentit në Kuvendin e Kosovës, Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri tha se kryediplomatja edhe sot e fyeu Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

“Ne nuk mund të lejojmë që ministrja e MPJ të flasë me narracionin e Serbisë”, tha ai.

Ai ka potencuar se do t’i përdorin gjitha mënyrat derisa të shkarkohet ministrja Gërvalla.

Krahas kësaj, Tahiri kritikoi edhe mazhorancën, për siç tha mbarëvajtjen e seancës sotme.

Lidhur me incidentin ndërmjet deputetëve të PDK-së dhe atyre të LVV-së, Tahiri tha se ata kanë qenë të provokuar./E.Zeqiri/KP