Ruzhdi Kurtishaj, kandidat për deputet nga radhët e PDK-së, njëherit edhe kryetar i Kuvendit të Odës Ekonomike, thotë se njerëzit e kanë vlerësuar angazhimin e tij gjatë dy dekadave të fundit.
“Sidomos gjatë kohës së pandemisë si kryetar i Kuvendit të Odës Ekonomike të Kosovës, angazhimi im për të shpëtuar bizneset nga falimentimi ka qenë i madh“, shkruan Kurtishaj në Facebook, përcjell Scanner./RTK