KURTI URON AMERIKËN NË DITËN E PAVARËSISË: ALEATË TË PAZËVENDËSUESHËM

- in Lajme

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) në 245 vjetorin e pavarësisë.

Kurti shkruan se idetë dhe idealet më fisnike, besimi në liri, barazi dhe të drejtat individuale, përfshirë të drejtën e çdo personi për të kërkuar lumturin- që burojnë nga Deklarata e Pavarësisë së ShBA-vë vazhdojnë të frymëzojnë popuj e individ anembanë botës.

Ai madje ka thënë se shteti i Kosovës i bashkohet festës së popullit dhe institucioneve të ShBA-ve, partnerë dhe aleatë i pazëvendësueshëm në arritjet e tona.

“Idetë dhe idealet më fisnike, besimi në liri, barazi dhe të drejta individuale, përfshirë të drejtën e çdo personi për të kërkuar lumturinë – që burojnë nga Deklarata e Pavarësisë së ShBA-ve, vazhdojnë të frymëzojnë popuj e individë anembanë botës. Në këtë ditë të pavarësisë̈ së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shteti i Kosovës i bashkohet festës së popullit dhe institucioneve të ShBA-ve, partnerë dhe aleatë të pazëvendësueshëm në arritjet tona. Gëzuar 4 Korrikun”, ka shkruar Kurti në “facebook”./KP