“I nderuar për të dhënë fjalët hyrëse në Forumin Ekonomik Botërore rreth Kosovës si një histori suksesi, në një panel mbi financat ndërkombëtare të moderuar nga Sara Pantuliano, krahas David Cameron, Fettah Nadia, Songëe Vera…., të gjithë të cilët ndajnë entuziazmin tonë për përparimin e Kosovë”.
Mjafton kjo cicërimë e shkurtër e shkruar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nga Davosi i Zivcrës ku po merr pjesë më Forumin Ekonomik Botëror, për të hedhur poshtë propagandën e tij që ka për qëllim për të zhvlerësuar dhe përbaltur të gjitha arritjet gjatë 20 viteve të pasluftës në Kosovë deri me ardhjen e tij dhe Vetëvendosjes në pushtet, në vitin 2020, shkruan Demokracia.com.
Pavarësisht se Kurti vazhdimisht mundohet ta prezantojë një fotografi ndryshe të Kosovës gjatë 3 viteve të Qeverisë së tij, deri më tani ai nuk ia ka arritur të bind qytetarët e vendit të tij se ka ndodhur me të vërtetë zhvillimi ekonomik dhe progesi për të cilin ai flet.
Edhe përkundër fakteve dhe të dhënave të shumta e shpeshherë tronditëse që prezantohen nga institucione e institute, kryeministri Kurti po vazhdon të qeverisë i pashqetësuar dhe po injoron vazhdimisht këto të dhëna, duke u vetëkënaqur me statitstikat e tij të pakuptimta sesi jeta në Kosovë po zhvillohet dhe përparohet me ritme që bota mund të na lakmojë. / Demokracia.com /