Kryeministri Albin Kurti gjatë fjalës së tij në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, theksoi se nuk ka pasur ndonjë fazë të shtendërtimit të Kosovës që gratë nuk kanë qenë të përfshira.
“Se pjesëmarrja e grave në institucionet e sigurisë, garanton suksesin e Kosovës. Nuk ka pas ndonjë fazë kur gratë nuk kanë qenë të përfshira për liri dhe paqe dhe angazhimi i grave nuk ka munguar në shtetndërtim. Ato kanë mbajtur armë të ndryshme në dorë me një qëllim të vetëm për paqe për të gjithë”, tha Kurti.
Kreu i Qeverisë më tej shtoi se pjesëmarrja e grave në institucionet e sigurisë e siguron suksesin tonë gratë dhe vajzat e Kosovës kanë sakrifikuar shumë kanë qenë viktima dhe luftëtare, kanë kontribuuar në kategori të ndryshme dhe kanë kontribuuar në demokratizimin.
Sipas Kurtit gratë kanë udhëhequr jo vetëm politikat por njerëzit i besojnë grave po aq sa burrave kur vjen puna të siguria.
“Pavarësisht kësaj, nuk mjafton vetëm pjesëmarrja por edhe kontributi aktiv. Përkundër progresit pozitiv që kemi bërë në shoqëri sfidat janë të mëdha. Si kryeministër shprehi gatishmërinë për përkrahjen e grave në fuqizimin e tyre dhe shtimin e pjesëmarrjes së tyre”, tha kryeministri i Kosovës.
Kurti theksoi se nuk mjafton vetëm pjesëmarrja, por kontributi aktiv dhe pjesëmarrja do të thotë se ato kontribuojnë prej kësaj pjesëmarrje . Gratë duhet të njihen për kontributin e tyre se një gjë e tillë u ka munguar për një kohë të gjatë.