Lidhja Demokratike e Kosovës ka paralajmëruar se do ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese vendimin e Kuvendit nëse zgjidhet si kryeministër Albin Kurti, pasi që ai është i dënuar për vepër penale në tri vjetët e fundit sipas aktgjykimit të Kushtetueses për rrëzimin e Qeverisë Hoti.
Pak minuta para se të fillojë seanca, shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi tha se nuk do ta votojnë Qeverinë Kurti 2, por edhe se kanë dyshime për dekretin për mandatar për kryeministër nga ana e ushtruesit të detyrës të presidentit Glauk Konjufca për Albin Kurtin./E.Zeqiri//KP