Vit të arritjes, zhvillimit dhe përmirësimit, por edhe të sfidave e ka cilësuar vitin 2022, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Në mbledhjen e qeverisë të mërkurën, ai ka lavdëruar punën e Qeverisë së tij, duke thënë se Raporti i Vendit, nga Bashkimi Evropian, ka qenë ndër më të mirët për Kosovën.
Si sfidë, Kurti ka përmendur pandeminë, por që ka thënë se qytetarët me vaksinim masiv bënë që të menaxhohej mirë.
Kurti ka thënë po ashtu se Kosova është përballur edhe me krizë energjetike e inflacionin.
Ka përmendur ndarjen e mbi 100 milionë eurove nga “pakoja e ringjalljes” e mbi 150 milionë të tjerë nga “pakoja e përballjes së inflacionit”.
Kurti është lavdëruar për rritje të të hyrave nga Dogana e Administrata Tatimore e Kosovës.