Kurti për Astrit Deharin: Viktimë e padrejtësisë kriminale në burgjet e Kosovës së pavarur

- in Lajme

Kryeministri i vendit dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në mbledhjen e 50-të të Këshillit të Përgjithshëm të kësaj partie ka përmendur Adem Demaçin e Astrit Deharin, ku për këtë të fundit kërkoi drejtësi.

Ai ka thënë se të dy janë busulla të aktivitetit të Lëvizjes Vetëvendosje. Për Deharin, aktivistin që vdiq në burg, Kurti e cilësoi si viktimë të padrejtësisë kriminale.

“Të dy janë busulla të Lëvizjes sonë dhe për sa kohë që të jetoj kujtimi i tyre në zemrat tona, për aq kohë do të jehojë edhe Lëvizja. Nuk e humbim rrugën, për sa kohë që rruga jonë ndriçohet nga pishtarë si ata. Lavdi dhe nderim për udhërrëfyesin kombëtar, Adem Demaçin, kujtim dhe drejtësi, me çdo kusht e deri në fund për shokun tonë, Astrit Deharin”, është shprehur Kurti.

“Dhe për shokun e aktivistin tonë të dashur, Astrit Dehari, viktimë e padrejtësisë kriminale në burgjet e Kosovës së pavarur.” – tha Kurti në fjalimin e tij para anëtarëve të VV-së.

/GazetaSinjali/