KURTI PARALAJMËRON ANKESË PËR VENDIMIN E SUPREMES

- in Lajme

Albin Kurti, kandidati i Vetëvendosjes për kryeministër, ka paralajmëruar ankesë ndaj vendimit të Gjykatës Supreme, me të cilin i ndalohet kandidimi për deputet atij dhe të gjithë atyre që janë të dënuar për vepër penale në tri vitet e fundit.

 

Nga një tubim i VV-së në Prizren, Kurti ka thënë se “ende s’e ka parë vendimin, e se do ta analizojë pastaj”.

“Do ta analizojmë e do të shohim çfarë hapa do të ndërmarrim tutje e të shohim ku do të mund të ankohemi nëse është kështu siç po paralajmërohet”, ka thënë ai./RTK