Kurti: Pandemia sfida kryesore, do të dalim me plan për masa të reja

- in Lajme

Mandatari për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është zotuar se qeveria e tij do të jetë e ndryshimit pozitiv për Kosovën.

Ai në foltoren e Kuvendit, duke prezantuar ekspozenë e tij para të zgjedhurve të popullit, tha se pandemia COVID-19 do të jetë prioriteti numër një i qeverisë së tij, më pas drejtësia, punësimi, zhvillimi ekonomik dhe reformimi në arsim.

“Pandemia sfida kryesore, pa humbur kohë do të dalim me plan për masa të reja dhe do të synojmë vaksinimin e 60 për qind të popullsisë. Do të vazhdojmë vettingun për të vendosur drejtësi. Edhe arsimi do të riformohet”, tha Kurti./E.Zeqiri//KP