Qeveria e Kosovës sot mban mbledhjen e saj të rregullt, me fillim në orën 12:00.
Demokracia.com ka arritur të siguroj pikat e rendit të ditës.
Kurti me ministrat do të bëjë shqyrtimin e Propozim-vendimit për aprovimin e Programit Legjislativ të Qeverisë së Republikës së Kosovës për vitin 2024.
Po ashtu, Qeveria sot do të vendos për emra të rinj në Bordet e Ndërmarrjeve Publike.
Fillimisht, Kurti dhe kabineti i tij do t’i propozoj Kuvendit emrat e anëtarëve të Bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimi (OSHP).
Po ashtu, do të bëhet shqyrtimi i propozim-vendimit për emërimin e anëtarëve të Bordit të Kompanisë Rajonale të Ujitjes “Drini i Bradhë” në Pejë dhe dy anëtarëve të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “KRU Prishtina”.
Ministrat e Kurtit do të bëjnë edhe shqyrtimin e Draftit të Programit për Verësimin Ex-post të akteve juridike të Republikës së Kosovës për vitin 2024 (ZKM).
Sërish për të disatën herë, Qeveria do ta bëjë shqyrtimin e Propozim-vendimit Preliminar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme ish-shoqërore IGK “Ballkan”, Njësia Damper, (ish-Kampi “Casablanka”), për nevoja të Ministrisë se Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës (MMPHI)./Demokracia.com/