Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka liruar nga detyra zëvendësministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Qazim Rahmani.
Nëpërmjet një letre drejtuar kryeministrit, Rahmani ka kërkuar që të lirohet nga të gjitha detyrat dhe përgjegjësitë e përcaktuara nga vendimi paraprak për emërimin e tij.
Arsyeja e dorëheqjes së zëvendësministrit Rrahmani është angazhimi në një pozitë tjetër pas konsultimeve me subjektin të cilit i takon.
Në vend të Qazim Rahmani, kryeministri Kurti e ka emëruar Resul Makreshin./KP