Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i ka publikuar disa shifra që kanë të bëjnë me luftimin e krimit të organizuar dhe sundimin e ligjit.
Kurti në postimin e tij tha se për dy vjet e gjysmë, u arrestuan mbi 3 mijë e 800 persona, në mesin e të cilëve 300 zyrtarë publikë.
Po ashtu ai tregoi se gjatë kësaj kohe u kapën 2,2 tonë kokainë.
Shefi i qeverisë njoftoi se u organizuan mbi 1 mijë operacione kundër krimit të organizuar dhe kontrabandës
Albin Kurti, tha se për këtë periudhë kohore janë shtuar 850 policë të rinj, nga të gjitha komunitetet.
Kryeministri Kurti duket se është merak të mburret me policinë e Kosovës por jo edhe të iu ndihmoi atyre.
Partia që ai e udhëheq po refuzon të votoj rezolutën për ndihmë urgjente të Policisë së Kosovës.
Dy herë erdhi në Kuvendin e Kosovës kjo rezolutë dhe VV është partia e vetme që po refuzon të votoj.
Kushtet e këqija dhe pakënaqësitë brenda Policisë së Kosovës momentalisht janë të mëdha.
Mbi 60 policë kanë dhënë dorëheqje këtë vit në mënyrë vullnetare.
Krejt kjo për shkak të kushteve jo të mira. Arsyet janë të ndryshme, por kryesore mbeten pagat e ulëta, kushtet jo të mira të punës dhe mungesa e sigurimit shëndetësor dhe jetësor.
Tenderi për jelekët antiplumb tregon seriozitetin e qeverisë karshi policisë.
Po ashtu me Ligjin e Pagave, policëve i është hequr shtesa e rrezikshmërisë.
Mbetet të shihet edhe sa do të vazhdoj trajtimi i tillë i Policisë së Kosovës nga Qeveria Kurti./Demokracia.com/