Kurti kërkoi ushtarë shtesë të NATO’s në veri, Aida Dërguti: Me sen të huej, dhandërr nuk hyhet

- in Lajme

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për Die Welt ka deklaruar se si rezultat i manovrave ushtarake të Serbisë, është e nevojshme që në Kosovë të rritet numri i forcave të KFOR’it. Për këtë, i ka reaguar ish-bashkëpartiakja e tij, Aida Dërguti, shkruan Gazeta Metro.

Kurti ka theksuar se një gjë e tillë do të rriste sigurinë në vend.

Aida Dërguti pati diçka për të thënë për këtë kërkesë të kryeministrit.

“Paj, me sen të huej, dhandërr nuk hyhet”, shkroi ajo duke i reaguar lajmit për Kurtin.

Ndryshe, KFOR e ka rritur në fakt prezencën ushtarake në veri, në mënyrë që të minimizohet mundësia e tensioneve nëse deri më 1 shtator nuk ka marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë për targat dhe dokumentet./gazetametro.net