Kurti heq dorë nga padia kundër Serbisë për gjenocid: Do ta akuzojmë për krime lufte në Kosovë

- in Lajme

Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti, ka deklaruar se po bëhen përgatitjet që të akuzohet Serbia si shtet përgjegjës për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë.

Këto komente Kurti i bëri gjatë homazheve në nderim të martirëve të familjes Muliqi.

“Edhe Ministria e Drejtësisë edhe këshilltarët e mi ligjorë edhe me ekspertët ndërkombëtar janë duke u bërë përgatitjet që të akuzohet Serbia si shtet përgjegjës për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë, e që janë krime kundër njerëzimit dhe gjenocidit”, tha Kurti.

Kurti i bëri thirrje Prokurorisë së Shtetit që të angazhohen maksimalisht ditë e natë, në mënyrë që vrasësit, për të cilët ka dëshmitarë të gjallë, të ndiqen të akuzohen, të dënohen sepse padrejtësi me vetëm të vërtetën plagët vazhdojnë të mbesin të hapura.

“Për tetë martirët e familjes Mulliqi dhe për 23 martirët e familjes Deliu sot e kësaj dite askush nuk është akuzuar dhe nuk ka mbajtur e nuk mban burg”, tha Kurti./Demokracia