Kurti e Osmani vazhdojnë takimet me komunitetet joshumicë

- in Lajme

Edhe sot kanë vazhduar takimet konsultuese të liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kandidat për kryeministër, Albin Kurti dhe kandidates për presidente, Vjosa Osmani me partitë e komuniteteve jo shumicë.

Mëngjesin e së mërkurës ata kanë pritur në takim kryetarin e partisë së Goranëve, Adem Hoxha.

Ndërsa, pas këtij takimi pritet të diskutojnë edhe me deputetin e Iniciativës Rome.

Prej fillimit të javës, dy fituesit e zgjedhjeve të 14 shkurtit kanë zhvilluar takime me partitë parlamentare në Kuvend me qëllim të konsultave për konstituimin e institucioneve./E.Zeqiri/KP