Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar që qeveria që ai drejton “është e interesuar” të zvogëlojë rrezikshmërinë e policëve, duke investuar në mjete të punës.
Me këtë ai ka lënë të nënkuptohet s’e nuk do tÄua plotësojë kërkesat policëve.
Sipas “Ekonomia Online”, Kurti ka deklaruar se “dallimi në investime te mjetet e pajisjes që ulin rrezikshmërinë e policisë, është 21 herë më i lartë se para dy vite”.
“Nuk kam çfarë i shtoj deklarimit tim në kuvend dhe debateve që i kemi zhvilluar në një seancë që u ftua nga opozita, në anën tjetër ne jemi të interesuar që ta zvogëlojmë rrezikshmërinë për policinë tonë, por kjo zvogëlohet pikërisht duke investuar në pajisje dhe mjete të punës. Dallimi në investime sa i për ketë mjeteve të punës dhe pajisjeve të cilat e ulin rrezikshmërinë për Policinë tonë, sivjet është 21 herë më i lartë se sa para dy vite.” – citohet të ketë thënë ai.
Sa i përket takimit të paralajmëruar, Kurti tha se “do të shohim se çfarë ka më tutje, por se qëndrimin për shtesa, e ka dhënë”.
“Vitin 2021 investimi ka qene më pak së gjysmë milioni euro, këtë vite është mbi 9 milionë euro ne po investojmë shumë në zvogëlimin e rrezikshmërisë për policinë tonë. Pa dyshim që unë do ti takojë do t’i kontaktoj dhe do të shohim se çfarë me tutje po ta keni parasysh që në të njëjtën kohë unë tashmë e kamë dhëne qëndrimin dhe ka edhe shtesa jashtë orarit, ka edhe shtesa për rrezikshmërinë, do të këtë investime të vazhdueshme në policinë tonë.” – u shpreh kryeministri./Demokracia