Mosdëgjueshmëria ndaj kërkesës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, nga ana e kryeministrit Albin Kurti për shtyerjen e zbatimit të vendimit të BQK për ndalimin e dinarit serb, ka bërë që kjo çështje të diskutohet në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Në këtë mënyrë Kurti, i hapi rrugë përhapjes së pretendimeve dhe propagandës serbe se po “shtypen serbët” dhe po synohet “spastrim etnik”, do të marrin zë sonte nue këtë mbledhje, shkruan Demokracia.com.
Këshilli i Sigurimit i OKB-së sot pritet të mbajë një seancë të jashtëzakonshme për Kosovën, ku do të marrë pjesë edhe kryeministri Kurti.
Kjo seancë pritet të nisë në ora 21:00 sipas kohës tonë lokale dhe kërkesa për mbajtjen e saj u parashtrua nga Serbia.
Në kërkesë, Serbia e cilëson vendimin e Kosovës për ndalimin e qarkullimit të dinarëve si të paligjshëm, me vlerësimin se është “vazhdimësi e masave të dhunës brutale fizike dhe institucionale ndaj serbëve”, dhe se qëllimi është “spastrimi etnik dhe zhdukja e popullsia serbe”, raportojnë mediat serbe.
Një seancë e tillë e mbushur me propagandën serbe, mund ta dëmtojë imazhin e Kosovës, një vendi që është shembull i respektimit të të drejtave të komuniteteve./Demokracia