KUALIFIKOHET ZVICRA, REAGON XHERDAN SHAQIRI

- in Sport

Zvicra e siguroi kualifikimin për në fazën e eliminimit direkt të Kampionatit Evropian Euro 2020 pas ndeshjeve të rrethit të tretë të grupeve B dhe C.

Dy vendet e treta të këtyre dy grupeve Finlanda dhe Ukraina mbetën me nga tri pikë dhe kjo i konvenoi Zvicrës e cila në të njëjtën pozitë në Grupin A u rendit me katër pikë, përcjellë KosovaPress.

Kjo nënkupton që Zvicra kualifikohet më tutje në Euro 2020 dhe pas kësaj ka reaguar menjëherë Xherdan Shaqiri.

“1/8 e finales, ne po vijmë”, ka shkruar Shaqiri në profilin e tij në “Facebook”./KP