Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekaterina Trendafilova, i është përgjigjur kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufcës lidhur me deklaratën e tij se duhet të krijohet një mekanizëm kontrolli ndaj kësaj gjykate.
Trendafilova tha se një gjë e tillë nuk është e mundur, pasi që ‘asnjë gjykatë nuk mund të jetë në mbikëqyrje’.
“Sa i përket, lexova dhe e kam përcjell gjithashtu deklaratën e zotit Konjufca, kryetarin e Parlamentit, më duhet të shpreh pikëpamjen time, ne jemi gjykatë, asnjë gjykatë nuk mund të jetë në mbikëqyrje që vjen nga legjislativ apo degë ekzekutive, kjo nuk është e mundur”, u shpreh ajo.
“Ne si institucione do t’i bashkërëndojmë të gjithë hapat, ashtu që të mund të vijmë deri te një koncept se cili do të ishte një mekanizëm legjitim i kontrollit demokratik i kësaj gjykate. Askund në botë nuk ka gjykata, të cilat janë institucione absolute, të mbyllura, hermetike, të cilat bëjnë çfarë të duan. Gjithkund në botë, gjykatat i nënshtrohen një procesi, mekanizmave të kontrollit sa u përket të gjitha çështjeve, mbarëvajtjes së punës aty, sa u përket procedurave, pretendimeve për ndonjë shkelje eventuale”, ka deklaruar Konjufca.