Kryeministri Kurti i thërret liderët opozitarë në takim për të premten, Haradinaj e pranon ftesën

- in Lajme

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka pranuar ftesën e kryeministrit, Albin Kurti për t’u takuar të premten.

Këtë e kanë konfirmuar për Gazetën Sinjali nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Deri tani vetëm Haradinaj ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij, ndërkaq lidhur me vendimin e dy liderëve tjerë opozitarë, Abdixhikut dhe Krasniqit, do të mbeteni të informuar në lajmet në vijim.

/GazetaSinjali/