Krokodili i uritur gëlltiti 6 persona që ranë në lumë

- in Kuriozitete

Ajo që ndodhi në fshatin Kimaramisale në Tanzani shkaktoi frikë të madhe. Që nga fillimi i këtij viti, 6 persona të rënë në lumin e fshatit humbën jetën si pasojë e sulmit me krokodil, duke bërë që autoritetet të marrin masa transmeton Dielli.info

Sulmet e krokodilëve, që është një nga problemet më të zakonshme që përjetojnë vendet afrikane, filluan të rrisin sërish ndikimin e tyre. Ajo që ka ndodhur që nga janari në Tanzani në Afrikën Lindore ka shkaktuar gjithashtu frikë të madhe.

Krokodilët e gjetur në lumë në fshatin Kimaramisale hëngrën 6 persona të cilët ranë në lumë mes janarit dhe marsit. Fshatarët, u ngritën në këmbë pasi të afërmit e tyre vdiqën dhe u ankuan tek autoritetet. /Dielli.info