Kroacia e treta në “Katar 2022”

- in Sport

Kroacia e ka përsëritur suksesin e Kupës së Botës në vitin 1998.

Kombëtarja kroate ka arritur që të sigurojë vendin e tretë në Kupën e Botës të këtij viti në Katar.

Të përzgjedhurit e Zlatko Dalic triumfuan sot kundër Marokut.

Ndeshja e zhvilluar sot në stadiumin “Khalifa International” përfundoi me rezultatin 2:1. Të tre golat e kësaj ndeshjeje u shënuan në pjesën e parë.

Josko Gvardiol (7’) dhe Mislav Orsic (42’) ishin autorët e golave të fitores për kroatët.

Kurse, Achraf Dari (9’) e shënoi golin e vetëm për marokenët.

Kombëtarja e Kroacisë me këtë triumf siguroi edhe stolisjen me medalje të bronztë.

/GazetaSinjali/