Kisha Protestante Ungjillore e Kosovës shtroi darkën e Krishtlindjes në Prishtinë. Kryepastori Femi Cakolli falenderoi perfaqësuesit e klerit fetar mysliman, katolitik, ordotoks dhe hebre të Kosovës.
Në këtë darkë ishin të pranishëm ish presidentja Atifete Jahjaga, ish kryetari i Gjykates Kushtetuese Enver Hasani, ish ambasadoret Qendrim Gashi e Lulzim Peci, profesorë universitarë. Kryepastori Cakolli pasi falenderoi mysafirët tha se lutjet e tyre shkojnë për paqe, harmoni e dashuri midis njerëzve.
Pastori Artur në mesazhin e tij ndërkaq tha se problemi i sotëm më i mdh i njerëzve është zemra e njeriut. Sa herë që flasin për Krishtlindje ne kujtojmë Jezusin, rrëfimin e tij për shpëtimin e njerëzimit, ka mendime të ndryshme për ardhjen e Jezusit. Jezusi erdhi për të ndriçuar zemrat e njerëzve, tha pastori Artur.
Në këtë kohë të Krishtlindjes do të donimi të kujtojmë Jezusin, dashurinë e tij dhe të perëndisë për të rrezatuar mirësinë në zemrat e njerëzve. Përfaqësuesit e klerit fetarë në këtë darkë të Krishtlindjes u luten për më shumë paqe dhe shëndet ndësa vendi ynë dhe mbarë bota po përballen me Pandeminë COVID-19.