Krim horror në Serbi/ Gruaja vret burrin, e copëton me sharrë elektrike dhe e gatuan

- in Lajme

Një krim i rëndë ka ndodhur javë më parë në qytetin serb të Zrenjaninit, kur një 46-vjeçare vrau burrin e saj, e preu me sharrë elektrike dhe më pas e kishte gatuar.

Viktima ishte katër vite më i ri se autorja, tashmë e arrestuar. Punonjësit e policisë që ndodheshin në vendin e krimit, folën për një skenë të neveritshme me ambientet e shtëpisë të mbuluara me gjak.

E përditshmja beogradase Blic, publikoi informacione rreth krimit, duke pyetur se si një grua arriti të vriste një burrë, ta priste dhe më pas t’i gatuante organet.

Motivet e krimit janë duke u hetuar nga autoritetet. Ish-bashkëshorti i 46-vjeçares vlerëson se reagimi i saj i dhunshëm është ndoshta për faktin se viktima nuk donte në shtëpi dy fëmijët e saj, nga martesa e parë.

/GazetaSinjali/