Krasniqi viziton BIK-un, Fitër Bajramin ua uron edhe ish-krerëve që po gjykohen në Hagë

- in Lajme

Për festën e Fitër Bajramit, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka qëndruar në Bashkësinë Islame të Kosovës.

Krasniqi ka thënë se kjo festë shënon kulminacionin e një muaji të shenjtë, të përkushtimit, durimet njerëzor ndaj sprovave dhe lakmisë, transmeton ekonomiaonline.

“Një festë e rëndësishme dhe shumë e veçante e cila karakterizohet me shumë gjëra të mira me forcën e besimit qëndrueshmërinë dhe sakrificën. Karakteristika këto të kombit tonë por edhe rrugëtimit të popullit të Kosovës për të pasur këtë ditë që gëzojmë sot, lirin, dhe pavarësinë e vendit tonë. E përgëzova dhe urova myftiun për punën e jashtëzakonshme që Bashkësia Islame ka bërë edhe ndihmën ndaj nevojtareve, ndaj familjeve skamnore ndaj gjithë atyre që kanë nevojë se këto festa kjo merr edhe një dimension me të rëndësishëm dhe po ashtu shfrytëzojmë të urojmë të gjithë atyre që kanë agjëruar muajin e Ramazanit përfundimin me sukses të këtij muaji me urimin që krejt ato adhurime dhe ky agjërim është pranuar dhe të ju shpërblehet”, tha Krasniqi, teksa uroi edhe ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.
“Po ashtu nga këtu dëshiroj mënyre të veçante t’i urojë edhe miqve tanë bashkëluftëtareve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, liderëve të UÇK-së që ende po mbahen ne Hage: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi, duke uruar që sa me parë festat e ardhshme të bajrameve të tjerë t’i presin bashkërisht me familjet e tyre dhe me popullin e tyre”, tha Krasniqi./Demokracia