Krasniqi: Trust jo, Martin po

- in Lajme

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka reaguar pasi në Kuvend nuk kaloi projektligji për tërheqjen e 30 për qind të mjeteve nga Fondi Pensional, shkruan Gazeta Sinjali.

Krasniqi, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës dhe deputetët e pozitës të Lëvizjen Vetëvendosje duke thënë se kanë injoruar kërkesën e qytetarëve.

Ai shtoi se Qeveria njihet për “keqqeverisje, skandale korruptive, papërgjegjësi e regres ekonomik”.

Postimi i plotë:

TRUST JO, MARTIN PO!

Është për keqardhje injorimi i vazhdueshëm që Qeveria Kurti dhe deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje po u bëjnë kërkesave dhe nevojave të qytetarëve, sikur kjo e tërheqjes së një pjese të kursimeve të tyre nga Trusti.

Në vend të mbështetjes e ndihmës, e tëra që po përfitojnë qytetarët nga kjo Qeveri është keqqeverisja, skandalet korruptive, papërgjegjësia, regresi ekonomik e vështirësimi i jetës së tyre.

Si pasojë e krizës së rëndë ekonomike, është hera e dytë që me kërkesë të qytetarëve vjen në Kuvend nevoja për lejimin e tërheqjes së mjeteve nga TRUST-i dhe po ashtu është hera e dytë që kjo mazhorancë e injoron.

Sa t’i kenë për miq, anëtarë të partisë e zyrtarë të lartë tipat si Martin Berishaj, është normale që këtij Kryeministri do t’i mungojë vazhdimisht sensi i empatisë ndaj krizës me të cilën po ballafaqohen qytetarët.

Turp!

323018817 2075051349366523 7652393548002930491 n

/GazetaSinjali/