Krasniqi shkon në Hagë: Keni të fala nga çlirimtarët tanë

- in Lajme

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka vizituar ish-krerët e UÇK-së në Hagë.

Ai thotë se gjendja e tyre emocionale është shumë e mirë dhe se sipas tij ‘u kanë bërë të fala të gjithëve’.

Pa dyshim, dielli do të lind përsëri!”, thotë në fund të shkrimit, Memli Krasniqi.

Shkrimi i plotë:

Pas gati gjashtë muajsh, sot vizitova përsëri Presidentin Thaçi dhe Kryetarin Veseli në Hagë. I gjeta ashtu siç i kisha lënë herën e fundit: me moral të lartë dhe besimplotë në të drejtën e tyre, në të drejtën e Kosovës dhe në të drejtën e luftës së shenjtë të popullit tonë për liri.

Të gjithë bashkëndjejnë dhe jetojnë çdo ditë me fatin e Kosovës dhe qytetarëve tanë. Ndonëse liria fizike e tyre është e kufizuar, shpirti i tyre mbetet i pathyer.

Fjalët, qëndrimi dhe kurajo e tyre, më bindin në secilën vizitë se të tillë do të mbeten deri në ditën e madhe të rikthimit në atdhe.

Megjithatë, qëndrimi i tyre i padrejtë në këtë vend, vazhdon të na rikujtoj sakrificat dhe çmimin e lartë të lirisë – që populli ynë vazhdon të paguaj edhe pas 25 vitesh.

Keni të fala të gjithë, pa përjashtim, nga çlirimtarët tanë.

Pa dyshim, dielli do të lind përsëri! ☀️🙏/Demokracia