Krasniqi pret në seli të partisë ambasadorin amerikan: Ruajtja dhe thellimi i partneritetit me SHBA-në është thelbësor për të ardhmen e Kosovës

- in Lajme

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka njoftuar se gjatë ditës sotme ka pritur në takim ambasadorin amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier.

Krasniqi tha se Hovenier kanë diskutuar rreth zhvillimeve të fundit politike në vend. Kreu i PDK-së thotë se në takim theksoi se është thelbësore ruajtja dhe thellimi i partneritetit me SHBA-të – kryealeatin strategjik të Kosovës. Krasniqi thotë se partia që ai drejton do të vazhdojë të angazhohet dhe do të luajë rol konstruktiv në këtë drejtim.

“Pata kënaqësinë të pres në selinë e Partisë Demokratike të Kosovës ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, me të cilin diskutuam rreth zhvillimeve të fundit politike në vend.

Në prag të shënimit të 16 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, duke vlerësuar lart mbështetjen e pakusht e të parezervë të SHBA-ve në rrugëtimin e gjatë të vendit tonë drejt lirisë, pavarësisë dhe shtetndërtimit, theksova se është thelbësore ruajtja dhe thellimi i partneritetit me SHBA-të – kryealeatin strategjik të Kosovës.

Partia Demokratike e Kosovës do të vazhdojë të angazhohet në këtë drejtim, të luaj rol konstruktiv në avancimin e raporteve të mira me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar Krasniqi.

/Demokracia