Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në Ditën e Punëtorëve, ka thënë se për punëtorët kërkojnë të drejtën e tyre dhe respekt e jo denigrim nga Qeveria.
Duke publikuar pamje nga një aksion i Rinisë Demokratike të Kosovës, ai ka thënë se kërkeojnë siguri e barazi, e jo valigje për në Evropë.
“Punëtorëve të zellshëm të vendit tonë, atyre që përkundër sfidave dhe vështirësive vazhdojnë të mbajnë gjallë pulsin e zhvillimit të Republikës, urime 1 Majin.” – ka thënë tutje ai.
Postimi i plotë në Facebook:
Për punëtorët tanë, të drejtat e tyre dhe Kosovën tonë – nga Qeveria kërkojmë respekt dhe jo denigrim.
Kërkojmë siguri, barazi, mundësi dhe dinjitet në shtëpi – jo më valigje për Evropë.
Punëtorëve të zellshëm të vendit tonë, atyre që përkundër sfidave dhe vështirësive vazhdojnë të mbajnë gjallë pulsin e zhvillimit të Republikës, urime 1 Majin.
Mirënjohës secilit prej jush.
/Demokracia