Krasniqi: Kurti po hesht për aferën e Berishajt, qytetarët po e kërkojnë të vërtetën

- in Lajme

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka vazhduar kritikat ndaj Qeverisë Kurti për mos shkarkimin e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

Përmes një video të postuar në profilin e tij në Facebook, ai ka thënë se kryeministri Kurti po e mbron atë, ndërsa qytetarët po kërkojnë të vërteten për këtë skandal.

“Mbi dy milionë euro i janë dhënë nga një kompani energjetike sllovene me degë në Serbi mikut të Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje, Martin Berishajt, që e emëruan ambasador të Kosovës në Kroaci dhe i cili tërhoqi miliona euro kesh, para këto që nuk dihet se ku shkuan”, ka thënë Krasniqi.

Ai ka vlerësuar se kjo Qeveri nuk mund të flasë për sundimin të ligjit derisa e mban në pozitë ambasadorin Berishaj.

“Kjo afër e Martin Berishajt e raportuar nga mediat ndërkombëtare ngre dyshime serioze për Qeverinë e Kosovës. Si mund të flitet për respektimin e shtetit të se drejtës, ndërkohë që përfaqësuesit më të lartë të shtetit tonë përfshihen në afera të tilla financiare dhe ata mbrohen nga krerët e shtetit”, ka thënë Krasniqi.

/GazetaSinjali/