Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka vizituar familjen e komandant Ilaz Kodrës, me rastin e 24-vjetorit të rënies së tij heroike.
Krasniqi tha se Ilaz Kodra ishte ndër të parët, që bashkë me Komandantin Legjendar Adem Jashari e shokët e tyre të idealit, i dhanë jetë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Ai, bashkë me mijëra djem e vajza të UÇK-së, që u flijuan për liri, janë themeli mbi të cilin qëndron liria jonë dhe shteti ynë i pavarur dhe sovran”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.
Tutje, ai shkroi se “familja Kodra, Prekazi, Kosova, shqiptarët gjithandej nëpër botë – do të jenë përjetësisht krenarë me komandant Ilaz Kodrën”.