Krasniqi ia pret rrugën Mihalit: Masha e Kurtit, a ua ke shkruar fjalimet të gjithëve për sot -Video

- in Lajme

Koordinatorja e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali, është ballafaquar sot me pyetje nga aktivisti i Partisë Socialdemokrate, Frashër Krasniqi, për implikimin e saj në komunikimet me Nagip Krasniqin.

“Qysh po të ec me drejtimin e shtetit të Kosovës?”, e ka pyetur Krasniqi, Mihalin.

Ajo ka refuzuar t’i komentojë pyetjet dhe konstatimet e Krasniqit.

Mihali, siç tregon video-incizimi, derisa u përball me pyetet e Krasniqit po ecte në këmbë në afërsi të objektit të Ministrisë së Arsimit në Prishtinë./Demokracia