Krasniqi i dërgon letër Kurtit: Situata në veri shumë shqetësuese, PDK e gatshme për komunikim

- in Lajme

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, i ka dërguar letër kryeministrit Albin Kurti, pas zhvillimeve të fundit në veri të vendit, të cilat i quan shumë shqetësuese dhe që cenojnë sovranitetin e shtetit tonë, raporton Gazeta Sinjali.

Krasniqi thotë se në këtë situatë, ku epilogu është i paqartë e rreziku i përshkallëzimit është evident, komunikimi dhe harmonizimi i veprimeve të institucioneve dhe të gjithë akterëve politikë është i domosdoshëm.

“Kosovës i duhen veprime të përgjegjshme që e ruajnë stabilitetin e shtetit tonë. Me këtë rast, ju shpreh gatishmërinë e Partisë Demokratike të Kosovës për të komunikuar hapur dhe në vazhdimësi rreth situatës së krijuar në pjesën veriore të vendit, si dhe për të ndihmuar institucionet në vazhdimin e ushtrimit të sovranitetit në çdo pjesë të territorit tonë”, shkruan Krasniqi.

/GazetaSinjali/