Krasniqi çuditet: S’po kuptoj pse Qeveria Kurti bën veprime pa i menduar pasojat

- in Lajme

Milazim Krasniqi, profesor universitar, ka shkruar një status në Facebook, ku ka komentuar regjistrimin e popullsisë, që ka nisur nga 5 prilli.

Sipas Krasniqit, bojkotimi eventual i regjistrimit nga ana e serbëve do të ishte disfatë e rëndë politike e Qeverisë Kurti 2.

Tutje, profesori Krasniqi ka shkruar se nuk arrin të kuptojë se pse “qeveria Kurti vazhdimisht bën veprime, pa i menduar pasojat”.

“Regjistrimi i popullsisë më shumë është politikë se sa statistikë. Prandaj, regjistrimi i popullsisë nuk do të duhej të fillonte pa u siguruar pjesëmarrja e të gjithë banorëve të Kosovës. Pjesëmarja e serbëve nuk mund të sigurohet pa zgjedhjet e reja lokale atje dhe pa formimin e Asociacionit. Nëse bojkotohet regjistrimi i popullsisë nga serbët, kjo do të ishte disfatë e rëndë politike e qeverisë Kurti 2. Kjo do ta avanconte edhe më tutje autonominë e veriut. Nuk arrij ta kuptoj pse qeveria Kurti vazhdimisht bën veprime, pa i menduar pasojat. (Si vendimi për targat, ashtu edhe mbajtja e zgjedhjeve pa pjesëmarrjen e serbëve atje, ka qenë gabim.) Ose vërtet nuk po dinë bash kurrgjë, ose dikush po i shtyn qëllimisht në gabime” – ka shkruar Krasniqi.

/Demokracia