KQZ-ja del më herët me rezultatet e zgjedhjeve në veri

- in Lajme

Sami Kurteshi, anëtar i KQZ-së nga partia në pushtet – Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se rezultatet e zgjedhjeve të sotme në Mitrovicën e Veriut, Zveçan, Leposaviq e Zubin Potok do të dihen shpejt.

Pas mbylljes së vendvotimeve, Kurteshi beson se rezultatet preliminare do të mësohen shumë shpejt, për shkak të pjesëmarrjes së ulët të qytetarëve në procesin e votimit.

“Rezultatet mund të dalin më së shumti në orën 22:00”, tha Kurteshi për RTV Dukagjini.

“KQZ-ja do t’i ketë më herët. Edhe para orës 22:00 do të dihen rezultatet preliminare”, tha ai.

/GazetaSinjali/