Pesë ditë pas hapjes së mundësisë për regjistrimin e diasporës për të votuar në zgjedhjet lokale, vetëm 699 persona kanë aplikuar për regjistrim. Nga këta, pas verifikimit, 653 janë pranuar nga ana e KQZ-së.
Këtë e bëri të ditur kryeshefi i sekretariatit të KQZ-së, Burim Ahmetaj në mbledhjen e sotme të KQZ-së.
Periudha kohore për regjistrim të votuesve nga jashtë Kosovës është deri më 18 gusht.
Ndërsa, Yll Buleshkaj nga Zyra për Regjistrimin dhe Certifikimin e partive politike tha se nuk kanë pranuar ndonjë kërkesë të re dhe se janë duke shqyrtuar gjashtë kërkesat e mëhershme për certifikimin në zgjedhjet lokale të këtij viti./KP