Gjatë monitorimit që ka bërë KPM-ja me datë 14 shtator 2022, ka konstatuar se OSHMA 1st Channel transmeton program të një formati të “reality show” i emërtuar si “Its my home”, pa aprovim të KPM-së për ndryshim të skemës programore.
Kështu që KPM-ja ka kërkuar nga OSHMA 1st Channel që të ndërpresë transmetimin e programit të formatit “reality show” me emrin “Its my home” dhe t’i përmbahet formatit të programit të licencuar.
Gjatë këtyre ditëve KPM-ja do të monitoroj programin e 1st Channel për të vlerësuar pajtueshmërinë edhe me aktet tjera nënligjore të KPM-së, për sa i përket përmbajtjeve të transmetuara në programin “Its my home”.
Postimi i plotë:
Sipas të gjeturave nga monitorimi që KPM ka kryer me datë 14 shtator 2022, është konstatuar se OSHMA 1st Channel transmeton program të një formati të “reality shoë” i emërtuar si “Its my home”, pa aprovim të KPM-së për ndryshim të skemës programore.
Për të gjitha këto ndryshime në skemën programore të OSHMA 1st Channel, nuk ka miratim paraprak me shkrim nga ana e KPM-së, prandaj kjo përbën shkelje të nenit 4 paragrafit 8, Formati i Programit, të Kushteve dhe Termeve të Licencës Përgjithshme të Licencës, përkatësisht paragrafit 4.8.1 të këtyre kushteve.
Prandaj KPM ka kërkuar nga OSHMA 1st Channel që të ndërprejë transmetimin e programit të formatit “reality show” me emrin “Its my home” dhe t’i përmbahet formatit të programit të licencuar. Dështimi për të vepruar sipas kësaj kërkese do të rezultojë me masa të menjëhershme sanksionuese të parapara me Ligjin e KPM-së.
Gjithashtu, KPM është duke monitoruar programin e 1st Channel për të vlerësuar pajtueshmërinë edhe me aktet tjera nënligjore të KPM-së, për sa i përket përmbajtjeve të transmetuara në programin “Its my home” dhe në varësi nga gjetjet, do të marrë vendim për këtë çështje.