Kosovari ‘fluturon’ rrugëve të Austrisë, vozitë 255 km/h – i konfiskohet patentë shoferi

- in Lajme

Radari i Policisë austriake ka kapur një kosovar i cili po voziste me shpejtësi të madhe në rrethin e Ried në komunën e Pram. Për shkak të kësaj, atij i konfiskohet patentë shoferi nga policia austriake.

Ai bie në radarin e një patrulle të policisë, teksa ishte duke vozitur makinën e tij me një shpejtësi prej 255 kilometrash në orë.

Sipas raportit të policisë në Austrinë e Epërme, 20-vjeçari ishte duke lëvizur me makinë në drejtim të Wels-it në autostradën A8. Përkundër shpejtësisë së lartë, patrulla policore arriti ta ndalojë shoferin në daljen e Haag am Hausruck, njofton albinfo.at.

Me vendim të menjëhershëm, kosovarit i është ndaluar vozitja në gjithë Austrinë, ndërkohë lënda i është dërguar për në gjykatë.

/Dielli.info/