KOSOVARËT FUSIN NË LOKAL NJË ARKIVOL, MËNYRË E ÇUDITSHME PËR TË SHËNUAR “HALLOWEEN-IN”/VIDEO

- in Lajme

31 tetorit, apo njohur ndryshe si “Nata e Shtrigave” viteve të fundit ka gjetur vend edhe në organizimet e kosovarëve.

Njësoj ndodhi edhe sonte, ku shumë prej tyre zgjodhën ta shënojnë në mënyra të ndryshme.

Të rinj e të reja u grimuan e u veshën ndryshe, disa në mënyrë të frikshme e disa më të lezetshme për të shënuar këtë datë.

Por një gjë aspak të zakonshme e bënë në një lokal në Prishtinë.

Pronarët organizuan një gjë mjaftë të frikshme ku në lokal sollën një arkivol të cilin po e mbanin katër persona të maskuar.

Edhe pse kjo ngjarje po shënohet për shaka, kjo gjë duket paksa e ekzagjeruar./Insajderi