KOSOVA-SPANJA, JA FORMACIONET ZYRTARE

- in Sport

Kombëtarja e Kosovës në futboll, sonte sfidon Spanjën në ‘Fadil Vokrri’, raporton RTKLive.com.

 

‘Dardanët’ dhe ‘Furia Kuqe’ do të përballen në kuadër të kualifikuesve për Kupën e Botës ‘Katar 20222’.

Kosova në duel me spanjollët hynë pas fitores ndaj Gjeorgjisë (1-0) dhe barazimit me Greqinë (1-1).

Kombëtarja jonë do të provoj që të befasojë skuadrën spanjolle. Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave ishte mbyllur me fitoren e Spanjës me rezultat 3-1.

Tashmë janë publikuar formacionet e të dy skuadrave:

Kosova: Muric, Hadërgjonaj, Rrahmani, Fazliji, Vojvoda, Rashani, Loshaj, Dresevic, Bytyqi, Rashica, Muriqi

Spanja: Simon, Reguilon, Laporte, Martinez, Llorente, Busquets, Koke, Soler, Torres, Fornals, Morata.

Ndeshja Kosova-Spanja nis në orën 20:45 dhe transmetohet në RTK. /RTKLive/